Loading…

Klienti rrahet bëhet ‘llom’ nga pronari dhe punëtorët e tij: I fut zjarrin një veture dhe një motoçiklete

  • 14/09/2019 | 11:25

Klienti rrahet bëhet ‘llom’ nga pronari dhe punëtorët e tij: I fut zjarrin një veture dhe një motoçiklete

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zhur të Prizrenit, një i dyshuar mashkull i ka vënë zjarrin garazhdës së një lokali, ku janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe gjësende tjera, transmeton Gazeta Metro.


Bëhet e ditur se kjo zjarrëvënie ka ardhur, pasi që pronari i lokalit me dy punëtorët e tij, e ka rrahur të dyshuarin mashkull dhe më pas ai ja ka vënë zjarrin objektit.

Policia njofton se katër të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Fsh. Zhur, Prizren 13.09.2019 – 02:55.  I dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që është rrahur nga pronari i lokalit dhe dy punëtorët e tij të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, i njëjti i ka vënë zjarrin garazhdës të pronarit të lokalit. Si pasojë e zjarrit, janë djegur një veturë, një motoçikletë dhe disa gjësende tjera. Katër të dyshuarit janë arrestuar, ku i dyshuar i rrahur ka pranuar tretman mjekësor me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë