Loading…

Klientët e fshehur të ‘moteleve të seksit’

  • 01/01/2017 | 11:49

Klientët e fshehur të ‘moteleve të seksit’

Futet ndadalë në barnatore. 42 vjeçari nga Prishtina është i njohur për farmacistin. Kur ai futet në lokal në mesditë, farmacisti nuk e pyet fare se çfarë ilaçi i duhet. Zgjatet në raftin e viagrave, zgjedh një nga to dhe ia jep pak fshehtas.


Klienti shikon përreth. Sheh vetëm një person të moshës së tij dhe nuk heziton të flasë. “Edhe ai mjalti ishte i mirë. Por nuk vjen me këto…”, thotë burri shtatmesëm e fytyrë rrumbullake. Megjithëse dëshiron të tregojë se nuk dorëzohet edhe kur mbetet pa ilaç. “Vetëm aroma e ‘dushkut’ mjafton shpesh. Por këto po të plotësojnë 100 për qind…”, thotë ai dhe qeshet me zë.

Përjashta e pret një veturë luksoze me xhama të errët. Brenda saj duket vetëm hija e një femre që pret të dashurin e saj.

Pauza në motel

Burri që punon në një institucion shtetëror shpesh kohën e pauzës së tij e kalon me të dashurën, që e ka njohur para disa muajsh. “E kemi gjetur një vend të mirë qatje, rrugës për në Ferizaj…”, thotë në buzëqeshje dhe nuk e ndalon rrëfimin edhe kur i tregohet se jemi gazetarë dhe se një prononcim i tij do të ishte i mirëseardhur.

“Këto motelet na shpëtuan. Me 10 euro e ke në dispozicion për disa orë”, thotë ai.

Burri ndonëse punon një punë me ndjeshmëri nuk frikësohet se dikush mund ta shantazhojë gjatë qëndrimit në motel.

“Po nuk kontakton me asnjë njeri. Sapo hyn brenda motelit mbyllen dyert e garazhit dhe nuk ka shans të të shohë askush. Përmes një xhami të vogël sikur në sportele jepen paratë për shfrytëzimin e dhomës, kurse nëse do të porositësh pije apo ushqime edhe ato të servohen përmes dritares ku kamarieri nuk ka shans ta shohë fytyrën tuaj”, shprehet ai, duke treguar se ka një vend të preferuar që thotë se nuk e ndryshon.

“Shkoj direkt. Nuk ka nevojë për  termin apo gjëra të ngjashme…”.  /Zëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë