Rruga Agim Ramadani në Prishtinë duket si një liqen, pasi që në pasditen e sotme kryeqytetin e përfshiu një shi dhe breshër i rrëmbyeshëm, shkruan Gazeta Metro.
Në disa rrugë të kryeqytetit, si pasojë e bllokimit të pusetave është krijuar grumbullim i ujit.
Ndërkaq në hyrje të stacionit të autobusëve, uji ka arritur një nivel të lartë dhe trotuaret as që shihen më.
Vrojtuesi e lagjes-Prishtinë, kanë publikuar video nga ky vend ku shihet se ka shumë ujë.
Gjithashtu një qytetar ka pësuar lëndime si pasojë e breshrit të madh që ra sot mbi kryeqytet./gazetametro.net