Loading…

Kjo parti i përkrah kërkesat e sindikalistëve: Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme

  • 20/05/2022 | 15:06

Kjo parti i përkrah kërkesat e sindikalistëve: Ligji i Pagave është zgjidhja e vetme

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj në konferencë para gazetarëve ka thënë zgjidhja e vetme për përmirësimim e mirëqenies sociale në vend është implementimi i Ligjit të Pagave.


Sipas Dreshaj, greva e sotme e sindikalisteve duke përfshirë dhe mësimdhënësit, vërteton se kjo qeveri qytetarëve nuk po u ofron zgjidhje por vetëm kriza.

“Qeveria e Kosovës, tash e një vit vazhdon të prodhojë kriza. Kriza politike, ekonomike e mbi të gjitha po vazhdon të krijojë krizë të mirëqenies në vend, duke varfëruar qytetarët cdo ditë e më shumë. Greva e sotme e sindikalisteve duke përfshirë dhe mësimdhënësit, vërteton se kjo qeveri qytetarëve nuk po u ofron zgjidhje por vetëm kriza”, u shpreh ai.

“Mësimdhënësit, që ishin dikur shtyllë e rezistencës kundër armikut, tani në liri po shtypet e po diskriminohen nga kjo qeveri. Qeveritaret duhet ta kenë të qartë se dalja në rrugë e mësimdhënësve nuk bëhet nga qefi por nga zori. Ata gjenden në një situatë tejet të pafavorshme sociale-ekonomike, dhe në këtë situatë janë nga pazotësia e Qeverisë për t’i ofruar zgjidhje”, shtoi Dreshaj.

Dreshaj theksoi se e vetmja zgjidhje për këtë situatë është sjellja me urgjencë e Ligjit të Pagave.

“I kujtojmë Qeverisë se Arsimi dhe Shendetesia ishin dy shtyllat themelore që ruajten substancën shqiptare në vend gjatë viteve të ’90 ta dhe mbajtën gjallë shpresën për një të nesëtme më të mirë”, përfundoi Dreshaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë