Loading…

Kjo pajisje do t’i japë fund shpimit të gishtave për arsye mjekësore (Foto)

  • 22/02/2017 | 20:00

Kjo pajisje do t’i japë fund shpimit të gishtave për arsye mjekësore (Foto)

Një pajisje e vogël që ngjitet në krahë mund të ndryshojë jetën e qindra mijëra njerëzve që vuajnë nga diabeti. Kjo pajisje mund t’u japë fund vuajtjeve të pacientëve nga shpimet e vazhdueshme të gishtave për të matur nivelet e sheqerit në gjak.


Ajo përmban një sensor në madhësinë e një monedhe që mat nivelet e sheqerit në gjak nga qelizat sipër lëkurës dhe i transmeton të dhënat në telefonin inteligjent.

pajisje_diabet

Një studim i kryer tek më shumë se 50 mijë pacientë tregoi se kjo teknologji ka përfitime të konsiderueshme në shëndet.

Ka një vit që sistemi përdoret në Britani nga disa pacientë që vuajnë nga diabeti.

Qindra mijëra njerëz mund të përfitojnë nga pajisja nëse kompania Abbott arrin të negociojë me Shërbimin Kombëtar të Shëndetit për ta vënë atë në dispozicion të pacientëve falas.

Pajisja mendohet të jetë sidomos e domosdoshme për fëmijët me diabet të tipit 1, duke qenë se prindërit e tyre do të kenë mundësi të mbledhin të dhëna nga pajisja duke i kaluar në telefon, edhe nëse fëmijët e tyre janë duke fjetur.

Pajisja mund të ndihmojë gjithashtu miliona pacientë me diabet të tipit 2, të cilët duhet të injektojnë vazhdimisht insulinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë