Loading…

Kjo këngëtare shqiptare ka fituar çmim në Rusi e ka mbajtur koncert në Ukrainë

  • 26/02/2022 | 20:18

Kjo këngëtare shqiptare ka fituar çmim në Rusi e ka mbajtur koncert në Ukrainë

Ishte viti 2017, kur fama e Arilenës bëri jehonë deri në shtetet e Evropës Lindore me hitin e saj “Nëntori”.


Ndaj një nga personat e prekur për luftën mes dy vendeve fqinje Rusi-Ukrainë është edhe këngëtarja shqiptare Arilena Ara.

Në rrugët e Ukrainës që sot po bombardohen nga rusët dikur qëndronte postieri i Arilenës ku paralajmërohej koncerti i saj.

Por jo vetëm kaq. Arilena nuk mbajti koncert vetëm në Ukrainë por edhe në Rusi duke rrëmbyer çmimin “Platin”.

Kënga “Nëntori” e Arilena Aras kishte rrëmbyer atëkohë mbi 10 milionë shikime në kanalin e Youtube e për këtë fakt ajo ishte shpërblyer në festivalin e njohur “Europa Plus” në Rusi.

Duke i pasur kaq të freskëta këto kujtime të para pesë viteve edhe Arilena ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e tanishme mes Rusisë e Kroacisë, e cila i ktheu pas fotot e videot nga koncertet e saj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë