Hipermarketi Viva Fresh Store në Shtime sot është përfshirë nga flakët.Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë se i gjithë objekti i këtij marketi është përfshirë nga zjarri dhe kanë mbetur vetëm disa rrënoja
Për të shuar atë intervenuan zjarrfikësit. Nga flakët që përfshiu objektin në rrezik ishin edhe punëtorët e kësaj qendre.
Pas intervenimit zjarri u lokalizua dhe nuk pati rrezik për banorët që jetojnë për rreth objektit.
Të dyshuar nuk ka ende, ndërsa disa nga puntorët janë marrë në pyetje.
Videot mëposhtë tregojnë rrënojat e Viva Fresh që kanë mbetur pas zjarrit të sotëm./Gazetametro.net