Javë e ftohtë dhe me borë pritet të jetë java e sapofilluar, ndërsa gjatë ditës së sotme do të regjistrohen edhe temperaturat minimmale, që do të shënohen nga vlera -9 deri në -7 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të borës të cilat fillimisht do ta përfshijnë veriun e vendit dhe më tej gjithë territorin, transmeton gazetametro.net.
Reshjet më intensive parashihen të jenë në veri-perëndim të vendit dhe në jug-perëndim, por edhe pjesë tjera do të kenë reshje por të intensitetit më të ulët.
Kurse ditëve në vijim temperaturat minimale do të shënojnë vlerat nga -6 deri -4 gradë Celsius, në anën tjetër temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi nga 2-9m/. /gazetametro.net.