Ka ardhur edhe goli i katërt për Kombëtaren e Kosovës në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Metro.
Ylli i Mallorcas, Vedat Muriqi, u shkëput mirë nga mbrojtësit në zonën e rrezikshme për ta tundur edhe një herë portën e Qipros.
Ky gol erdhi në minutën e 52’të, vetëm pak çaste pas golit të tretë që u shënua nga Rashani.
Në rast se ndeshja mbyllet me këtë rezultat, kjo do të jetë fitorja më e madhe e Kosovës në shtëpi që nga ndeshja kundër Azerbajxhanit para disa vitesh./gazetametro.net