Loading…

Kjo grua tenton të sulmojë sigurimin, nokautohet prej tij (Video)

  • 19/04/2017 | 16:58

Kjo grua tenton të sulmojë sigurimin, nokautohet prej tij (Video)

Një video e shfaqur në YouTube tregon momentin kur një roje të sigurisë grushton një grua, pasi ajo përpiqet ta godas atë. Incidenti ndodhi jashtë një bari në Liverpul, Angli.


Video e publikuar në YouTube shfaq një grua me taka të larta dhe të veshur me fustan, teksa i afrohet sigurimit të lokalit, dhe e zemëruar tenton ta sulmojë. Por, ajo që merr, është një grusht në fytyrë. Gruaja humb ekuilibrin, por nuk bie në tokë, përcjellë gazetametro.net.

Interesant është fakti, se komentuesit në rrjetet sociale, kanë shkruar komente në përkrahje të sigurimit, duke thënë se ai veproi në vetëmbrojtje.

Por, ka pasur edhe nga ata që kanë komentuar duke thënë se pavarësisht faktit se ajo ka sulmuar, është e papranueshme të goditet një grua. /gazetametro.net

https://www.youtube.com/watch?v=otkts8Lx3G4

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë