Loading…

Kjo është zëvendësministrja milionere

  • 14/06/2017 | 18:59

Kjo është zëvendësministrja milionere

Ish-zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Gashi-Zogaj në formularin e deklarimit të pasurisë, të cilin e ka bërë publik Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit, ka deklaruar pasuri prej 1 milion e 470 mijë e 607 euro.


Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, ka deklaruar pasurinë e paluajtshme që kap vlerën prej 1 milionë e 440 mijë euro.

Gashi-Zogaj ka deklaruar shtëpinë dhe banesën e përbashkët, trashëgimi nga vjehrritë e saj, në vlerë prej 1 milion e 100 mijë euro. Nga kjo vlerë, ajo ka deklaruar shtëpinë në vlerë prej 1 milion euro, që është e përbashkët.

Ajo ka deklaruar një lokal  100 mijë euro, që është trashëgim po ashtu nga vjehrritë, si dhe një lokal trashëgim nga babai i saj në vlerë 100 mijë euro.

Sipas këtij deklarimi, ajo ka nën pronësi tokë prej 140 mijë euro.

Po ashtu, Gashi-Zogaj ka deklaruar para të gatshme në llogari të fëmijëve 4 mijë e 700 euro, si dhe ka deklaruar 25 mijë e 907 euro para të gatshme në llogarinë rrjedhëse të bashkëshortit.

Ndërkaq, Gashi-Zogaj nuk ka deklaruar të hyrat vjetore si zv. ministre e Zhvillimit Ekonomik që ishte.

Në vitin 2016, ajo kishte deklaruar të hyra vjetore prej 1 milionë e 480 mijë e 729 euro, por që vitin e kaluar ajo kishte përfshirë në deklarimin e pasurisë së saj edhe të hyrat dhe mëditjet si zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në vlerë prej 13 mijë e 548 euro.

Formularin e pasurisë së Besa Gashi-Zogaj mund ta gjeni KËTU

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë