Loading…

Kjo është vajza e cila vdiq në spitalin privat në Tiranë (Video)

  • 16/05/2017 | 12:20

Kjo është vajza e cila vdiq në spitalin privat në Tiranë (Video)

Blerta Pepa është vajza 16-vjeçare, e cila humbi jetën pas mesnate gjatë një ndërhyrje kirurgjikale në një spital privat në Tiranë.

Adoleshentja, e cila shquhej për aftësitë e saj në këngë, ka qenë një nga konkurrentet e emisionit “Gjeniu i Vogël”, në edicionin e 6-të.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës.

Pasi adoleshentja ndërroi jetë, mjeku anestezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Daja i vajzës ka fajësuar për humbjen e mbesën spitalin privat, por edhe institucionet shtetërore për neglizhencën e treguar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë