Skuadra e Tottenham Hotspur pak çaste më parë bëri të ditur se ka arritur nënshkruar kontratë pesë vjeçare me sulmuesin brazilian, Richarlison. Ai që nga debutimi i tij në Premier League me Everton ka arritur të tregoi një statistike mjaft të frikshme, transmeton Gazeta Metro.
Richarlison ishte transferuar gjatë vitit 2018 në Everton nga Watford për shumën e 39 milionë eurove dhe që nga ajo kohë ka shënuar 43 gola në elitën e futbollit anglez.
Por, nga pesë ligat më të mëdha në Europë në këtë periudhë kohe vetëm sulmuesi i PSG’së, Neymar, ka arritur të shënoi më shumë gola se ai nga futbollistët brazilian, gjithsej 50.
25-vjeçari lë prapa sulmues të famshëm si Gabriel Jesus, Roberto Firmiono dhe Willian Jose.
Ndërsa, sezonin e kaluar ai është paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dhjetë gola, kurse ka regjistruar edhe pesë asistime. /gazetametro.net
43 – Since his Premier League debut for Everton in August 2018, @richarlison97 has scored 43 league goals; the only Brazilian with more in Europe’s big-five leagues in this time is Neymar (50). Spurred. pic.twitter.com/8giyY2PxrL
— OptaJoe (@OptaJoe) July 1, 2022