Loading…

Kjo është shuma me të cilën do solidarizohet Shqipëria për rindertimin e katedrales ‘Notre Dame’

  • 17/04/2019 | 17:25

Kjo është shuma me të cilën do solidarizohet Shqipëria për rindertimin e katedrales ‘Notre Dame’

Edhe Shqipëria solidarizohet me Francën, 100 mijë euro për rindertimin e katedrales ‘Notre Dame’,transmeton Gazeta Metro.

Shqipëria solidarizohet me Francën duke u bërë ndër kontributorët e parë financiarë për rindërtimin e katedrales së Notre Dame.

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 100 mijë euro.

Ndërsa fondi i mbledhur deri më tani kap shifrën rreth 1 miliard euro.

Franca synon që ta rindërtojë brenda pesë viteve katedralen e Notre-Dame të shkatërruar nga zjarri dy ditë më parë.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se Monumenti Historik duhet të jetë gati për Lojërat Olimipike që vendi organizon në vitin 2024, megjithëse ekspertët druhen se restaurimi mund të zgjatë me dekada. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë