Loading…

Kjo është shqiptarja nga Prizreni që po synon postin e deputetës në Parlamentin e Finlandes

  • 25/03/2019 | 13:55

Kjo është shqiptarja nga Prizreni që po synon postin e deputetës në Parlamentin e Finlandes

Albana Mustafi është 34 vjeçarja shqiptare nga Prizreni e cila po zhvillon fushatë dinjitoze për postin e deputetes në parlamentin e Finlandës. Mustafi përfaqëson partinë politke majtiste Vasemmistoliitto me numër 54, transmeton Gazeta Metro.


Komuniteti shqiptar në Finlandë e përkrahë kandidaturën e Albanës për deputete, kështu që kjo do të ishte deputetja e parë shqiptare me gjasa tejet të mëdha që të jetë zë i fuqishëm në parlamentin finlandez.

Angazhimet dhe sukseset tejet të mëdha në shumë sfera të ndryshme të punës dhe arritjeve në shoqerinë finlandeze që i japin mundësinë për të marrë çmimin “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019” pasi që edhe është e nominuar.

Po ashtu komuniteti shqiptar në Finlandë shpresojnë që “Emigrantja më e suksesshme për vitin 2019 të shkojë vërtetë në duart e Albanës, kësisoji Albana do të ketë mundësinë që si personalitet i vitit të fitojë edhe ftesën nga Kryetari i Shtetit për festime në Pallatin Presidencial në kuadër të festimeve të përvjetorit të pavarësisë së shtetit të Finalndës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë