Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka filluar shkarkimin e shumë personave në Telekomin e Kosovës pasi performanca e tyre në punë është shumë e dobët, shkruan Gazeta Metro.
Istrefi ka treguar se deri tani ka shkarkuar 6 persona nga pozitat e larta, kurse në javën që vjen priten edhe 10 shkarkime të reja.
Në Telekomin e Kosovë punon edhe vëllai i Fatmir Limajt, Demir Limaj.
Demir Limaj mban pozitën e drejtorit të Departamentit të shitjes në Telekom, ku dje janë shkarkuar dy zëvendësit e tij.
Limaj ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të jap dorëheqje dhe do t’i qaset jetës akademike, ku edhe është i angazhuar si profesor në Universitetin e Prizrenit./gazetametro.net