Sot po mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës, derisa qytetarët kanë shfrytëzuar të drejtën për votim që nga orët e hershme të mëngjesit, shkruan Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të përditësuara në ora 11:00, deri tani kanë votuar 73 mijë e 928 qytetarë.
Në komunën e Prishtinës kanë votuar deri tani 14,568 qytetarë, apo 8,70%.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat rreth numrit të qytetarëve që kanë dalur të votojnë deri tani.
Rreth 8.24% e qytetarëve me të drejtë vote kanë dalur të votojnë deri në ora 11:00 të mëngjesit.
Më së shumti përqindje të daljes ka nga komunat me shumicë serbe.
Në Mitrovicën e Veriut kanë dalur deri tani 30.96% e qytetarëve apo 5,486 qytetarë.
Në Zveçan-29,42% apo 2,024 qytetarë.
Në Leposaviq-20.49% apo 1,696 qytetarë.
Kujtojmë se në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 1,885, 448 persona, ndërsa të hapura janë 883 vendvotime./gazetametro.net