Loading…

Kjo është nëna e Elon Musk, modelja më e kërkuar e momentit

  • 24/01/2022 | 13:33

Kjo është nëna e Elon Musk, modelja më e kërkuar e momentit

Përveçse është nëna e njeriut më të pasur në botë dhe të parit të teknologjisë, Elon Musk, Maya Musk është gjithashtu një modele e njohur, nutricioniste dhe konsiderohet si një ikonë e modës, transmeton Gazeta Metro.


Ajo është 73 vjeçe dhe i përket modeleve më të vjetra, por kjo nuk e pengon të jetë më e angazhuara mes tyre, të zbukurojë kopertinat dhe të thyejë tabutë. Tërheqëse dhe mbresëlënëse, ajo është një idhull i vërtetë i modës dhe jetës për gratë në botë, të cilave u tregon me shembullin e saj se mosha është me të vërtetë vetëm një numër dhe se moda është e rezervuar për të gjithë.

Një nga arritjet e saj të fundit është se në vitin 2017 ajo u bë fytyra më e vjetër e një sallon bukurie dhe kështu bëri histori.

Maya është nënë e tre fëmijëve dhe thotë se edhe tani është e stërmbushur me ofertat për punë dhe se më në fund po jeton jetën që ëndërronte, falë rregullave dhe udhëzimeve që përshkruan në librin “Gruaja me plan – këshilla për jetën, plot bukuri, aventura dhe suksese.”

“Unë jam prova që edhe në moshë madhore mund të gjesh punë. Në fakt, asnjëherë nuk kam punuar aq shumë sa tani, sepse një periudhë e vështirë është pas meje. Kam kaluar një divorc të pakëndshëm, i kam rritur vetë fëmijët dhe tani jam e përkushtuar ndaj planeve të mija”, tha Maya Musk.

Sipas saj, suksesi është vetëm fryt i organizimit të mirë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë