Loading…

Kjo është lista e kandidatëve që Vucic i do në Kuvendin e Kosovës

  • 19/05/2017 | 11:16

Kjo është lista e kandidatëve që Vucic i do në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe, ka bërë gati emrat me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet nacionale të Kosovës, më 11 qershor. Të gjithë në këtë listë janë njerëz të presidentit të zgjedhur serb, Aleksandar Vucic. Ata që janë treguar të padëgjueshëm, janë përjashtuar.


Gazeta Metro, ka siguruar listën me emrat e kandidatëve për deputetë që Lista Serbe, parti e dirigjuar direkt nga Vucic, do të dërgohet për certifikim në KQZ.

Kësaj here, për dallim nga zgjedhjet e vitit 2014, serbët janë të ndarë. Veriu i Kosovës, ku janë edhe shumica e serbëve, kontrollohet kryesisht Slavko Simic, i cili do të jetë edhe prijës i Listës.

Në anën tjetër, Graçanica ka braktisur pothuajse interesat direkte të Beogradit, duke e lënë në këtë listë vetëm një kandidat.

Në jug, Lista Serbe mbështetje më shumë vazhdon të gjejë në Shtërpcë, lokalitet i cili i ka mbetur ende lojal Beogradit.

Ajo që vlen të theksohet, të gjithë kandidatët, janë pjesë e partisë së Vucicit, SNS. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë