Loading…

Kjo është letra që Veseli ia ka dërguar sot Këshillit Prokurorial për listat e veteranëve |Dokument

  • 22/08/2018 | 17:24

Kjo është letra që Veseli ia ka dërguar sot Këshillit Prokurorial për listat e veteranëve |Dokument

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se i ka derguar një letër Keshillit Prokurorial të Kosovës, permes se ciles ka dhene perkrahje për vazhdimin e hetimeve për listat e veteranëve. Ai thekson se ky është një obligim ndaj qytetarëve për ta mësuar të vërtetën.


“Përgjegjësitë tona kushtetuese dhe përpjekjet tona institucionale janë të orientuara më shumë se kurrë në fuqizimin e shtetit të së drejtës, prandaj kjo çështje është jo vetëm obligim ligjor, por edhe obligim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që presin zbardhjen e së vërtetës. Prokurorët e Shtetit janë gardianët e drejtësisë dhe vlerësimi për punën e tyre matet ekskluzivisht në nxjerrjen e së vërtetës deri në fund” ka thënë nder të tjera Veseli në letrën e tij.

Veseli ka shkruar se rasti i listave është rast që ka për subjekt trajtimin e një fenomeni që padrejtësisht rendon mbi buxhetin e taksapaguesve tanë dhe mbi të gjitha cenon vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është evidente se në procesin e verifikimit të statusit të veteranëve të luftës janë bërë manipulime. Për këtë, tashmë janë deklaruar edhe publikisht shumica e udhëheqësve të Zonave Operative të UÇK-së”, ka thënë Veseli.

“Prandaj, vlerësoj se zgjidhja efikase e këtij rasti është imperativ i domosdoshëm, në mënyrë që çdo abuzues me buxhetin e taksapagueseve tanë dhe çdo abuzues me vlerat e shenjta të luftës për lirinë e vendit të dalë para drejtësisë. Çdo para e taksapaguesve tanë që është shpenzuar në emër të keqpërdorimit të statusit të veteranëve të luftës, duhet t’i rikthehet buxhetit të Kosovës dhe kjo nuk mund të bëhet ndryshe përveçse me një proces tërësisht transparent dhe të vendosur të drejtësisë”, ka shtuar ai./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë