Loading…

Kjo është komuna që pësoi më së shumti nga reshjet

  • 25/07/2018 | 21:05

Kjo është komuna që pësoi më së shumti nga reshjet

Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.


Feriz Krasniqi nga fshati Smalluzhë i Komunës së Lipjanit ka 20 vjet që merret me bujqësi.

Por, këtë vit, 80% të kulturave bujqësore ia ka dëmtuar nga shiu dhe breshëri, e më së shumti qepët dhe grurin, raporton KTV.

Krasniqi thotë se nuk ka kujt t’i drejtohet për t’u rimëkëmbur, ndonëse bujqësia është i vetmi burim që ka për të mbajtur familjen.

Ende nuk dihen shifrat e sakta të dëmeve nëpër komuna, por më e dëmtuara ka qenë ajo e Rahovecit me më shumë se 1 mijë hektar tokë bujqësore të dëmtuar.

Dëmet janë regjistruar në sektorët perime-kulturë, vreshtari dhe pemëtari.

Ndryshe, Qeveria në mbledhjen e fundit të saj, ka miratuar vendimin për kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komunat e vendit, duke ndarë për këtë 6.7 milionë euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
marketin[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë