Loading…

Kjo është gjendja e Xharrës pas rrahjes brutale (Foto)

  • 13/05/2017 | 03:29

Kjo është gjendja e Xharrës pas rrahjes brutale (Foto)

Anëtarja e re e PDK-së, Arbana Xharra, është në gjendje stabile pas rrahjes në orët e para të së shtunës para banesës së saj në Prishtinë.


Gazetari i portalit Koha.net ka shkuar në QKUK dhe sipas informatave që ka marrë aty, mësohet se gjendja shëndetësore e Xharrës është stabile.

 

Për të përcjellë nga afër kanë ardhur familjarë të saj si dhe bashkëpartiakë nga PDK-ja, parti në të cilën ajo aderoi këtë javë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar me heret se rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 dhe në QKUK Xharra është sjellë nga bashkëpartiakët e saj.

Mesohet se Xharra, rreth orës 02:40 ka lëshuar QKUK-në.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë