Loading…

Kjo është gjendja e Adriana Matoshit

  • 06/12/2021 | 18:11

Kjo është gjendja e Adriana Matoshit

Pak ditë pasi iu nënshtrua operacionit në tru, aktorja e njohur, njëherësh deputete, Adriana Matoshi ndodhet në gjendje të mirë dhe pritet të lërë spitalin së shpejti.


Mikja e saj e ngushtë, Gentiana Bunjoshi ka konfirmuar se do të dalë nga spitali brenda dy ditësh.

“Adriana është më mirë, ka filluar ta marrë veten dje dhe sot, nesër ose pasnesër lirohet nga spitali dhe do të jetë në regjim shtrati në shtëpi.

Do të vazhdojë me terapinë derisa gjendja të përmirësohet komplet”, tha Bunjoshi për KlanKosova.

Adriana njoftoi pak ditë më parë se i ishte rikthyer sërish tumori në tru pas 9 vitesh.

E bija e saj, Kaona bëri një falënderim publik për të gjithë ata që treguan mbështetjen ndaj nënës së saj në këtë periudhë të vështirë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë