Loading…

Kjo është dita kur Mustafa ia dorëzon zyrën Haradinajt

  • 10/09/2017 | 02:12

Kjo është dita kur Mustafa ia dorëzon zyrën Haradinajt

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, do t’ia dorëzojë postin e shefit të ekzekutivit Ramush Haradinajt, në ditën e parë të javës që vjen.

Një zyrtar i kabinetit Mustafa, duke mos dashur të flas publikisht ka bërë të ditur për gazetametro.net se për pranim – dorëzimi i detyrës do të bëhet të hënën me 11 shtator.

Haradinaj është zgjedhur Kryeministër me 61 vota gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Para gazetarëve, Haradinaj tha se do të flasë për prioritetet e tij si Kryeministër në ditën që merr mandatin si Kryeministër. E siç ka thënë, kjo do të bëhet “kur z. Mustafa të jetë gati”, trasnmeton gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë