Loading…

Kjo është Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë

  • 28/11/2023 | 22:25

Kjo është Deklarata origjinale e Pavarësisë së Shqipërisë

Në rrjetet sociale është publikuar një dokument me rëndësi, për datën 28 Nëntor, transmeton Gazeta Metro.


Fjala është për Deklaratën origjinale të Pavarësisë së Shqipërisë, që është fotografuar më 28 nëntor 1937, nga Kel Marubi, në 25-vjetorin e kësaj ngjarje historike.

“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”, thuhet ndër tjera në deklaratën e Pavarësisë.

Sipas raportimeve në media në Shqipëri, ky dokument origjinal nuk ekziston më, pasi është humbur. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë