Përmes një postimi në Facebook Drejtoria Vendore e Policisë së Kukësit ka konfirmuar arrestimin e Ismail Morinës ‘Ballisti’ për shkak se gjatë verifikimeve ka rezultuar se ai ka qenë person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë ditës së sotme në një postim në profilin zyrtar të Ismail Morinës u njoftua se ai në ora 9:30 është arrestuar në qytetin e Kukësit, ndërsa lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Policia.
Në njoftimin e thuhet se për 40-vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’.
Ndërsa në fund shtohet se procedurat e mëtutjeshme për Ismail Morinën do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit. /gazetametro.net