Loading…

Kjo është arsyeja pse Torres nuk kishte në fanellë logon e Barcelonës dhe Nike

  • 18/02/2022 | 15:53

Kjo është arsyeja pse Torres nuk kishte në fanellë logon e Barcelonës dhe Nike

Një detaj që u vërejt gjatë ndeshjes së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Napolit ishte se fanella e sulmuesit Ferran Torres në pjesën e dytë nuk kishte logot e Nike dhe Barcelonës, transmeton Gazeta Metro.


Fotografitë e sulmuesit spanjoll pa dy logot vërshuan nëpër rrjetet sociale dhe të gjithë mbetën të habitur kur nuk i panë logot në fanellën e tij.

Ferran Torres luajti pjesën e dytë të ndeshjes kundër Napolit i veshur me një fanellë pa stemën e Barcelonës dhe logon e Nike, sepse ato nuk ishin ngjitur siç duhet në fanellën e tij, sipas AS, askush nuk e vuri re kur lojtarët ndërruan fanellat e tyre në dhomën e zhveshjes gjatë pushimit.

Ferran Torres shënoi golin e barazimit nga penalltia, por humbi disa raste ideale mbrëmë, pas ndeshjes, ai “shpërtheu” në lot dhe u pa shumë i dëshpëruar për rastet e humbura. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë