Loading…

Kjo është arsyeja pse shtojmë peshë në dimër

  • 05/12/2022 | 18:37

Kjo është arsyeja pse shtojmë peshë në dimër

Njerëzit shpesh fajësojnë sezonin e festave për shtimin në peshë gjatë dimrit. Deri diku kanë të drejtë, por sipas studimeve, nuk janë vetëm ushqimet para dhe pas Krishtlindjeve që na shëndoshin.


Ka dhe shumë arsye të tjera të cilat do t’i zbuloni duke lexuar më poshtë!

Qelizat ruajnë më shumë yndyrë

Një studim zbuloi se qelizat yndyrore reagojnë pozitivisht ndaj rrezeve të diellit. Qelizat që janë më afër lëkurës, kur ekspozohen në diell, bëhen më të vogla dhe kështu ruajnë më pak yndyrë. Pra, nga ana tjetër, mungesa e rrezeve të diellit mund të rrisë aftësinë e qelizave për të ruajtur yndyrën, gjë që ndikon në shtimin në peshë.

Ne përgatitemi për “letargjinë”

Njerëzit ngjasojnë më shumë sesa mendojmë, me arinjtë. Të dy përpiqen të flenë gjatë muajve të ftohtë. Shkenca thotë që me të ftohtit fillojnë instinktet tona primitive dhe ne në mënyrë të pavetëdijshme përpiqemi të grumbullojmë kalori, ashtu si arinjtë kur përgatiten për letargji.

Ndjemë më shumë ngrohtësi duke ngrënë

Ngrënia është një mënyrë për të rritur temperaturën e trupit tonë dhe kështu që kur të ftohti godet, ka të ngjarë të kërkojmë ushqim. Kur trupi ynë po metabolizon diçka, ajo gjeneron nxehtësi në mënyrë natyrale, kështu që ne dëshirojmë më shumë ushqim për të na ngrohur.

Bëhemi më të përgjumur

Mungesa e dritës së diellit në dimër, ndikon në hormonet tona. Gjëndrat tona pineale i përgjigjen mungesës së rrezeve të diellit duke prodhuar më shumë melatoninë, përgjegjëse për ciklin tonë të gjumit-zgjimit. Pra, ne priremi të ndjehemi më të përgjumur, ndërsa nivelet më të larta të melatoninës mund të na rrisin oreksin. Në thelb, ne e shohim veten duke ngrënë më shumë dhe duke lëvizur më pak gjatë muajve të ftohtë.

Ushtrohemi më pak

Me gjithçka që lexuat më lart, është e vetëkuptueshme që ne jemi shumë më pak të motivuar për të shkuar në palestër në dimër. Moti i zymtë dhe ditët e shkurtra na dekurajojnë për të dalë jashtë dhe për t’u marrë aktivitetet tona të zakonshme. Pra, mënyra e jetesës në dimër, mund të ndikojë me të vërtetë në shtimin e peshës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë