Loading…

Kjo është arsyeja pse Pete Davidson u pëlqen të gjithë familjes Kardashian- Jenner

  • 16/02/2022 | 12:18

Kjo është arsyeja pse Pete Davidson u pëlqen të gjithë familjes Kardashian- Jenner

Pete Davidson duket se është miratuar nga familja Kardashian.


Një burim për “E! News” ka treguar se ylli i “Saturday Night Live” ka fituar zemrat e anëtarëve të tjerë të “Keeping Up With the Kardashians” përveç atij të Kim Kardashian, me të cilën është në një lidhje prej muajit nëntor. Burimi i afërt me familjen thotë Pete po afrohet me familjen e Kim dhe ata e pëlqejnë shumë tipin e tij.

Ndërsa kanë kaluar vetëm pak muaj që kur themeluesja e “SKIMS” dhe Pete dolën publikisht me romancën e tyre të lulëzuar, burimi thotë se familja Kardashian “e pëlqen këtë marrëdhënie të re për Kim dhe mënyrën se si ai e trajton atë”.

Ai shton: “Ata thjesht duan që Kim të jetë e lumtur dhe ai ka arritur ta bëjë”.

Marrëdhënia e Kim me aktorin e “King of Staten Island” vjen pothuajse një vit pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Kanye “Ye” Ëest.

Ndërkohë, ditën e djeshme ata kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë në publik si një çift zyrtar.

Puthja e çiftit në “Saturday Night Live” shënon herën e parë që Kim Kardashian dhe Pete Davidson u panë së bashku në publik, ndërkohë që thashethemet për lidhjen e tyre filluan në tetor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë