Një barcoletë që për personazh ka dhe presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke u shpërndarë shumë në rrjetet sociale në internet.
Kjo barcoletë ka katër personazhe kur Trump del të jetë i padijshmi, transmeton gazetametro.net.
Lexojeni të plotë:
Aeroplani po rrëzohet. Në të janë katër udhëtarë, por vetëm tre parashuta.
Udhëtari i parë thotë: “Unë jam Stefi Karl, lojtari më i mirë i NBA. Ekipi im dhe simpazituesit e mi nuk kishin mund pa mua, nuk mund të vdes”. E merr parashutën e parë dhe kërcen nga aeroplani.
Udhëtari i dytë, Donald Trump thotë: “Unë jam presidenti i ri i shtetit më të fuqishëm në botë dhe presidenti më i mençur në histori të amerikës, prandaj njerëzit nuk duan që unë të vdes. E merr ai parashutën e dytë dhe kërcen.
Udhëtari i tretë, Papa, i thot të katërtit, një nxënësi dhjetëvjeçar: “Bir, unë jam plak dhe nuk kam shumë kohë. Ti e ke jetën përpara, prandaj merre ti parashutën e fundit”.
“Në rregull është”, thotë djali, “Por ka parashutë edhe për juve sepse presidenti më i mençur i amerikës e mori çantën time të shkollës”./gazetametro.net