Janë tetë vendvotime në lokacione të ndryshme në Drenas që Komisioni për Integritet Zgjedhor ka evidentuar mungesën e komisionerëve pranë kutive të votimit. Kjo po vlerësohet si njëra ndër parregullsitë që kanë ndodhur deri më tani në këto zgjedhje.
Një parregullsi sipas KIZ është edhe mungesa e Alfabeti Brajt për personat e verbër që do të votojnë. E probleme sipas KIZ janë vërejtur edhe tek qasja e personave me nevoja të veçanta në qendrat e votimit.
Kurse, një tjetër parregullsi është hasur në një vendvotim, ku është parë një pano partiake propagandistike, që ëshë e ndaluar në ditën e zgjedhjeve./gazetametro.net