Loading…

Kitarovic: Kroacia nuk do të pëzihet në bisedimet Kosovë – Serbi, por do t’i përcjellim me kujdes

  • 08/10/2018 | 20:57

Kitarovic: Kroacia nuk do të pëzihet në bisedimet Kosovë – Serbi, por do t’i përcjellim me kujdes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka qëndruar në Kroaci në një vizitë zyrtare, dhe është takuar me presidenten Kolinda Grabar Kitarovic.


Presidentja kroate ka deklaruar se ka folur me shefin e NATO’s për situatën aktuale në Kosovë, ajo ka bërë thirrje BE’së që ta mbështes dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan gazetametro.net.

Tutje Kitarovic ka thënë se pozicioni i Kroacisë në këto bisedime do të jetë vetëm si vëzhguese duke e përcjellur me kujdes ecurinë e dialogut, duke treguar se shteti i saj nuk do të përzihet mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kosova është po ashtu arsye për brengosje. Të gjithë ne në BE duhet të mbështesim Kosovën dhe Serbinë në rrugën e tyre dialoguese. Kroacia nuk do të përzihet në bisedimet mes Prishtinës e Beogradit, por do t’i përcjellim me kujdes.”, u shpreh presidentja kroate, shkruan gazetametro.net.

Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se është i impresionuar me zhvillimin që ka bërë Kroacia, duke treguar se me presidenten kroate ka biseduar për Kosovën rreth situatës aktuale./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë