Aktorja Rebel Wilson ishte në lajme këto ditë pas lajmit se ajo ishte rrëmbyer në Afrikë, para se të dobësohej, ajo peshonte 105 kilogramë, dhe fotot e saj në Instagram vërtetojnë se ajo tani është shumë më e dobët, transmeton Gazeta Metro.
Gjegjësisht, ajo ishte në shënjestër të rrëmbyesve dhe kishte një përvojë të tmerrshme me miqtë e saj, por për fat të mirë gjithçka përfundoi në vetëm një natë dhe askush nuk u lëndua.
Sipas revistës “People”, transformimi i saj ishte për shkak të dietës “Mayr Method” dhe traineri i saj personal zbuloi se ajo ushtron gjashtë herë në javë dhe shpesh ecën, duke ndarë kohët e fundit një rutinë të re intensive të stërvitjes: hedhjen e gomave.
Rutina e saj përfshin vrapime dhe ngjithje shkallësh. Ajo duket se është adhuruese e stërvitjeve me intensitet të lartë.
“Edhe nëse e ndiheni se ka shumë për të arritur qëllimin, vazhdoni dhe do të ju paguhet në fund. Provojeni të paktën pak çdo ditë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.
Aktorja gjithashtu zbuloi se ajo ka vendosur një qëllim ambicioz, i cili nënkuptonë se në muajt e ardhshëme në peshoren e aktores do të shfaqen më pak se 75 kilogramë./gazetametro.net
View this post on Instagram