Janë territori, populli dhe ushtria e policia elemente themelore të sovranitetit të një shteti, e pastaj është pyetur se çka nga këto ka Serbia në Kosovë?
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka deklaruar sot, me rastin e kumtesë së Kuvendit të Kishës ortodokse serbe për Kosovën, se e godet “përzirerja e tyre e keqe në politikë” dhe është pyetur se cilin sovranitet ta ruajë në Kosovë, siç po kërkon KOS-i, trasnemton gazetametro.net
“Po thuani ta ruajmë sovranitetin e plotë, ndërsa pyetja ime është: Cilin sovranitet?, citojnë mediet serbe të jetë pyetur Vucic para gazetarëve në Helsinki, ku po qendron në samitin e Partisë popullore evropane. Vucic ka konstatuar se janë territori, populli dhe ushtria e policia, përkatësisht elementet e detyrimit fizik, elemente themelore të sovranitetit të një shteti, e pastaj është pyetur se çka nga këto ka Serbia në Kosovë?
Vucic ka thënë se shpreson se PPE do të fitojë më së shumti vende në Parlamentin Evropian, sepse “kështu Serbia do të dijë se çfarë e pret./gazetametro.net