Loading…

Kisha në Shqipëri ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës shkojnë e grisin

  • 29/04/2018 | 18:19

Kisha në Shqipëri ngre flamurin grek, shqiptarët e Kosovës shkojnë e grisin

“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, shprehen anëtarët e LBSH’së për Shqiptarja.com.


Rreth 3-4 ditë më parë, kur po festohej festa e Shën Gjergjit në Krane të Delvinës, në rrethin e Sarandës, një flamur grek u pa të valëvitej në kishën e fshatit.

Por anëtarët e një lëvizjeje që synon bashkimin e Shqipërisë, janë nisur që nga Kosova për ta hequr atë, duke përsëritur një gjest të ngjashëm, që ata pretendojnë se e kanë kryer në Himarë dy vite më parë.

Sot rreth orëve të para të mëngjesit, aktivistë dhe veprimtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të njohur ndryshe edhe me shkurtimin LSHB pretendojnë se e kanë hequr flamurin grek nga kisha e Kranes në jug të vendit, duke e grisur.

“Duam t’i bëjmë të ditur, se shqiptari nuk ka vdekur akoma!”, – shprehen ata për Shqiptarja.com.

Është po kjo lëvizje e cila hoqi flamurin grek nga kalaja e Himarës dy vite më parë.

Të pyetur nga Shqiptarja.com lidhur me këtë ngjarje, aktivistët e LBSH-së u shprehën se “Flamuri po bënte 1 javë që ishte në majë të kishës së Kranës. Askush nga banorët nuk kanë marrë guximin ta heqin flamurin”.

Pjesëtarët e LSHB-së u nisën së bashku me kryetarin e tyre nga Kosova dhe pretendojnë se e hoqën flamurin grek, të cilin ata e quajnë “leckë”.

Shumica e pjesëtarëve të kësaj lëvizje janë shqiptarë të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë