Loading…

Kina paralajmëron SHBA’të në mënyrë indirekte: Mos luani me zjarrin

  • 09/03/2021 | 08:52

Kina paralajmëron SHBA’të në mënyrë indirekte: Mos luani me zjarrin

“Tajvani është një pjesë e patjetërsueshme e territorit të Kinës dhe dy anët e gjirit do të ribashkohen”. Deklarata vjen nga ministri i Jashtëm i qeverisë së Pekinit, Wang Yi, në një konferencë gjatë punimeve të sesionit vjetor plenar të Kongresit Kombëtar Popullor.


Ai lëshoi dhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kërkuar që këtë çështje ta trajtojë me shumë kujdes dhe të mos kalojë vijën e kuqe pasi sipas tij nuk ka vend për lëshime apo kompromis.

“Ne shpresojmë që administrate e re amerikane të kuptojë ndjeshmërinë e madhe të kësaj çështje dhe do të pajtohet me principin e një Kine të vetme. Shpresojmë të shohim një largim të qartë nga praktikat e administratës së kaluar që kalonte vijën e kuqe dhe luante me zjarrin dhe shpresojmë që çështja e Tajvanit të trajtohet me kujdes dhe në mënyrën e duhur”, tha Yi.

Ministri shtoi se Kina ka kapacitet të konfrontohet me çfarëdo lloj shtyse separatist. “Shtetet e Bashkuara kanë përdorur demokracinë dhe të drejtat e njeriut si bazë për të ndërhyrë në mënyrë arbitrare në punët e brendshme të vendeve të tjera”, tha Yi, duke i bërë thirrje Uashingtonit që ta kuptojë sa më parë, pasi në të kundërt bota do të vazhdojë të jetë pa stabilitet.

Presidenti amerikan, Joe Biden, trashëgoi marrëdhënie mjaft të tensionuara me Kinën, ndërsa mosmarrëveshjet lidhen kryesisht me praktikat ekonomike të Pekinit, Hong Kongun, Tajvanin dhe të drejtat e njeriut në rajonin Xinjiang, ku jeton një komunitet mysliman që persekutohet vazhdimisht.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë