Loading…

Kina kthen Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

  • 02/10/2018 | 11:16

Kina kthen Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sërish do të diskutojë për Republikën e Kosovës në mbledhjen e radhës në nëntor, gjatë kryesimit të ‘qeverisë botërore’ nga Kina, transmeton gazetametro.net.

Sipas gazetës beogradase “Novosti”, për dallim nga Britania e Madhe dhe SHBA-të që kishin hequr nga rendi i ditës diskutimet mbi raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë, Kina ka vepruar ndryshe dhe e ka rikthyer këtë raport në agjendë të mbledhjes së radhës.

Në shqyrtim do të jetë raporti i cili ka të bëjë me periudhën 16 prill deri më 15 korrik 2018, si edhe ai për zhvillimet nga korriku deri në mes të tetorit.

Kina me këtë rast mban anën e Serbisë, e cila ka dëshirë që për Kosovën ende të vlejë rezoluta 1244, përkatësisht sikur Kosova nuk e ka të zgjidhur ende statusin e saj dhe është nën administrimin dhe temë e OKB-së. Amerikanët e britanikët, ndërkaq, kanë deklaruar se gjendja në Kosovë nuk paraqet rrezik për sigurinë rajonale si dhe se ajo tashmë është çështje e Bashkimit Evropian, ku edhe synon të anëtarësohet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë