Qeveria kineze ka kritikuar planet e SHBA për të nënshkruar një traktat tregtie me Tajvanin. Te enjten Kina ka thirrur zyrtarët në Washington për ti paralajmëruar që të mos zhvillojnë kontakte me ishullin demokratik të cilin Pekini e konsideron të vetën, transmeton Gazeta Metro.
Marrëveshja e planifikuar të nënshkruhet të enjten vjen pas përpjekjeve të shtuara të Kinës për ta intimiduar ishullin vetë qeverisës me anë të stërvitjeve ushtarake pranë territorit tajvanez. Zyrtarët e SHBA dhe të Bashkimit Europian kanë vizituar disa herë Tajvanin në shenjë përkrahje.
Ministria e Jashtme e Kines ka akuzuar Washingtonin se po e shkelë marrëveshjen për statusin e Tajvanit i cili u nda nga Kina pas luftës civile të vitit 1949. SHBA nuk kanë marrëdhënie zyrtare me Tajvanin por kanë marrëdhënie intensive jo formale dhe tregti disa miliardëshe reciproke, raporton The Associated Press.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning ka thënë se SHBA duhet të ndalojë çdo formë të marrëdhënieve zyrtare me Tajvanin dhe të ndalojë çdo marrëveshje që i jep epitet sovran ishullit. Ai shtoi se SHBA nuk duhet të dërgojë sinjale të gabuara ndaj forcave pro pavarësimit të saj.
Zyrtarët amerikan dhe tajvanez thanë se Iniciativa SHBA-Tajvan e Tregtisë së Shekullit 21 do ta shtojë tregtinë mes palëve duke krijuar lehtësira doganore, investive e të tjera./gazetametro.net