Loading…

Kim Mehmeti mbështet Islamistët e Besës

  • 11/12/2016 | 13:17

Kim Mehmeti mbështet Islamistët e Besës

Lëvizja Besa në Maqedoni po kritikohet se është subjekt politik me tendenca të islamit politik, por kjo nuk e ka penguar Kim Mehmetin qe t’u bëjë thirrje shqiptarëve ne Maqedoni që ta votojnë këtë parti, shkruan gazetametro.net

“Në zgjedhjet parlamentare të 11 Dhjetorit shqiptarët e Maqedonisë do japin provim të dyfishtë. Që do e dëshmojnë vetëdijen dhe kulturën e tyre kolektive politike: me daljen masovike në zgjedhje, ata do dëshmojnë se nuk jane të pandjeshëm ndaj të ardhmes së fëmijëve të tyre, dhe duke mos e vetuar BDI-në, ata do tregojnë se e dinë nga u vjen e keqja dhe se dinë t’i ndëshkojnë ata që plot 14 vite u treuan besëshkelës të dyfishtë-shkelën edhe mbi besën që ata ia dhanë popullit në formë të premtimeve të rrejshme, edhe mbi besën që atyre ua dha populli duke i votuar”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, ai përmes rrjetit social Facebook ka bërë thirrje që të tregohet se nuk ia kanë frikën qyqarëve të BDI’së, siç i ka quajtur ai, duke bërë thirrje që të votohet Lëvizja Besa.

“Le të dalim të gjithë të votojmë, le të dëshmojmë se jemi popull me BESË dhe se dimë të dallojmë BESATARË dhe të PABESË! Le të dalim të votojmë kundër të keqes, le të tregojmë se nuk e shesim krenarinë tonë, se nuk i kemi frikë qyqarët e BDI’së që e dhunojnë popullin e vet vetëm për t’i forcuar qarqet politike e policore maqedonase! Këtë ua kemi borxh fëmijëve tanë, këtë ia kemi borxh vetvetes!”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë