Loading…

Kim Kardashian vjen me fotosesionin e ri, duket mjaft tërheqëse

  • 18/11/2020 | 12:03

Kim Kardashian vjen me fotosesionin e ri, duket mjaft tërheqëse

Kim Kardashian është padyshim njëra prej figurave më të popullarizuara anembanë botës.


Pothuajse çdo postim i saj në rrjetin social Instagram merr miliona pëlqime, duke mos lënë anash edhe komentet, shkruan Daily Mail.

Ndonëse janë afër festat e fundvitit, Kim ka zgjedhur që tani të fillojë me fotosesione atraktive.

Në një postim të fundit, bukuroshja brune është parë me poza provokuese, teksa më shumë i dominonte ngjyra e bardhë në veshje.

“Tamam në kohë të festave”, ka shkruar ajo në përshkrim, duke promovuar edhe linjën e re të produkteve të bukurisë.

Flokët kësaj radhe ajo i ka bërë gërsheta, kurse makijazhi i rëndë është bërë me nuanca të errëta.

Me po të njëjtën dukej, Kim ka theksuar linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë