Administrata Biden raportohet se ju ka dhënë Talibanëve një listë me emra të shtetasve amerikanë, mbajtësve të kartës së blertë, dhe aleatëve të tjerë afganë që ishte nevojshme të lejohen të hyjnë në aeroport për t’i evakuuar – një vendim ky që ka shkaktuar zemërim të madh nga zyrtarë dhe kritikë, transmeton Gazeta Metro.
Portali amerikan Politico ka raportuar se siç ju ishte shpjeguar nga tre zyrtarë të Kongresit ky veprim ishte menduar për të përshpejtuar evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve nga Afganistani kur kaosi shpërtheu në kryeqytetin Kabul javën e kaluar kur Talibanët morën kontrollin e shtetit.
Por vendimi për të ju dhënë emra specifik Talibanëve, që dihet se kanë vrarë brutalisht afganët që kanë bashkëpunuar me SHBA dhe forcat tjera të koalicionit gjatë luftës, ka zemëruar ligjvënësit dhe zyrtarët ushtarak.
Një prej zyrtarëve të Pentagon i ka thënë Politico se administrata Biden realisht “ ka vendosur ata afganë në listë për t’i vrarë. Është e tmerrshme dhe tronditëse dhe të bën të ndjehesh i papastër” ka shtuar ai zyrtar ka raportuar Politico.
Politikanë dhe gazetarë kanë shprehur zemërimin e tërbimin e tyre rreth këtij veprimi pas publikimit të lajmit.
Exchange from July 8, 2021:
Q Do you trust the Taliban, Mr. President? Do you trust the Taliban, sir?
THE PRESIDENT: Is that a serious question?
Q It is absolutely a serious question. Do you trust the Taliban?
THE PRESIDENT: No, I do not. https://t.co/9Mo2xeRmf8
— Matt Viser (@mviser) August 26, 2021
Kishte reagime që aludonin në hipokrizinë e presidentit Biden si ky më lart, por shkonin deri në aludime të tradhtisë si i shkencëtarit Sam Harris në vijim.
What could go wrong? Perhaps we can also outsource the IT at the White House and the Pentagon to the Chinese Communist Party. https://t.co/2AWCEW205x
— Sam Harris (@SamHarrisOrg) August 26, 2021
Më serioz dhe me implikim ishte reagimi i Kongresmenit nga Texas, Dan Crenshaw që vlerësoi këtë në kufi të tradhtisë, duke shtuar se ata që e bënë meritojnë burgun.
If true, this qualifies as borderline treason. We need to find out who is responsible for giving the Taliban a hit list and they need to go to prison. https://t.co/WTkeRytHmN
— Dan Crenshaw (@DanCrenshawTX) August 26, 2021
Një tjetër komentues ka shkruar se kjo nuk është hera e parë që ky ekip i sigurisë kombëtare ka bërë diçka të tillë duke përmendur një rast në Irak.
Brought to you by the same NatSec team that gave Nuri al Maliki and excel sheet of all the Sunni Arab sons of Iraq fighters who fought alongside US marines & troops against the Islamic State of Iraq.
That too ended well https://t.co/fBX1DnXfj9
— Oubai Shahbandar (@OS26) August 26, 2021
Një burim tjetër në Capitol Hill i ka thënë Fox News më pas se lista nuk ishte “secili person në shtet” por një listë emrash “e personave të një grupi specifik që donin të kalonte”. Burimi tha se kjo ka krijuar probleme me Talibanët që bllokonin njerëzit që e dinin se po shkonin në aeroport dhe ndalimin e kalimit atyre që kualifikoheshin për evakuim “pasi e dinin se këta njerëz nuk ishin prioritet për SHBA”. “Këta njerëz në esencë ishin të humbur” ka shtuar burimi.
Të enjten në mbrëmje pa sulmit ku vdiqën 13 ushtarë amerikanë nga bombat e sulmuesve vetëvrasës në aeroportin, presidenti amerikan Joe Biden doli të ju adresohej popullit amerikan dhe njëra prej deklaratave hodhi më shumë benzinë zjarrit kur në dukje e pranoi se diçka e tillë ka ndodhur.
“nuk mund të ju them me siguri se aktualisht ka pasur një listë emrash…ka mundësi që edhe të ketë pasur. Por unë nuk di për çfarëdo rrethane të tillë. Nuk do të thotë se nuk ka ndodhur diçka si ja ku është një listë prej 12 emrash që po vijnë i lejoni të kalojnë. Ka mundësi që edhe ka ndodhur” tha dje presidenti./gazetametro.net