Loading…

Kiara Tito flet rreth spekulimeve për një lidhje me Mozzik

  • 29/06/2022 | 23:00

Kiara Tito flet rreth spekulimeve për një lidhje me Mozzik

Në rrjete sociale e media para pak kohësh u përfol për një lidhje në mes reperit Mozzik dhe moderatores Kiara Tito.


E shkak i këtyre spekulimeve u bë një fustan i gjelbër, ku fansat në një postim të Mozzik  panë atë e ndërkohë që moderatorja e mbante veshur në një fotografi të saj nga Kosova.

Lidhur me këto spekulime foli sot Kiara Tito në emisionin “Goca dhe Gra” në Top-Channel.

Ajo tregoi se nuk ka asgjë të vërtetë nga këto lajme.

“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë