Edhe dy medalje të tjera ka arritur të fitojë Kosova në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, kështu duke e çuar në 9 numrin e medaljeve të fituara, shkruan Gazeta Metro.
Të mërkurën, peshëngritësi iranian Kianoush Rostami, i cili përfaqëson Kosovën, fitoi dy medalje të argjendta. Në njërën lojë ngriti 166 kg në shkëputje, ndërsa medaljen e dytë
Ndërsa medalja e 9-të u fitua në ndeshjen Shkëputje & shtytje.
Deri tani, Kosova ka marrë medalje edhe në sporte të tjera. Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në boks, Laura Fazliu atë të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj kanë siguruar medalje bronzi. E karateisti kosovar Islam Selmani ka arritur që të fitojë medaljen e artë në karate të martën./gazetametro.net