Loading…

KHAIA merr një vendim pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Klinë

  • 04/09/2018 | 16:18

KHAIA merr një vendim pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Klinë

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor të ndodhur në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës.


Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) pranë Zyrës së Kryeministrit, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin hekurudhor  të ndodhur në vijën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në fshatin Dush të Komunës së Klinës në vendkalim të rregullt hekurudhor (KM 47+900)  më datë 03.09.2018 rreth orës 17:45, ku ishte i përfshirë treni i udhëtarëve Nr. 761 me lokomotivë 2620-016 dhe një automjet i tipit Mercedes 190”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore (KHAIA) do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë