Forcat e KFOR-it kanë asgjësuar të martën një granatë dore jugosllave të tipit M-75 brenda një ndërtese në Mitrovicën e Veriut.
KFOR-i ka dhënë disa detaje se si duhet vepruar nëse qytetarët hasin mjete të këtij lloji, derisa ka publikuar edhe një fotografi se si duket granata jugosllave që u asgjësua në veri, bashkë me të gjitha elementet që e karakterizojnë.
Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që, nëse shohin mjete të dyshimta të pashpërthyera, ta njoftojnë policinë.