Loading…

KFOR’i gjerman do të tërhiqet më 2018, s’dihet kujt do t’i mbetet kampi

  • 18/04/2017 | 22:15

KFOR’i gjerman do të tërhiqet më 2018, s’dihet kujt do t’i mbetet kampi

Janë 42 hektarë në një pozitë strategjike në Prizren, të njohur si Kampi Fushor i Gjermanëve. Në fundin e vitit 2018, Bundesveri do të tërhiqet dhe e gjithë kjo do të mbetet aty.


Por, Ushtria e Kosovës nuk do ta shfrytëzojë këtë hapësirë, të paktën aktualisht institucionet e Kosovës nuk kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

Kolonel Jochen Gumprich, Komandant i Forcave Gjermane të KFOR’it, ka thënë se është menduar edhe për këtë, por as qeveria, as komuna e as universiteti nuk kanë shprehur interes që kjo hapësirë t’i dorëzohet FSK’së, raporton KTV.

Sidoqoftë, kampi ka hapësirë të përshtatshme edhe për universitet, 23 ndërtesa me 550 dhoma dhe me kapacitet për banim për rreth 1200 persona janë të vendosura aty.

Komuna dhe Universiteti i Prizrenit tashmë kanë dhënë sinjalet e para për të shfrytëzuar këtë hapësirë si kampus universitar, pas largimit të trupave gjermane.

Komandanti i Forcave Gjermane thotë se janë të interesuar që para përfundimit të misionit të dihet e ardhmja e këtij kampi. Ai shton se aty kanë investuar miliona të tatimpaguesve gjermanë, ndërsa bën të ditur se do të kryhet edhe studimi i fizibilitetit.

Por largimi i Bundesverit nga Kampi Fushor nuk do të thotë tërheqje totale nga Kosova, ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e KFOR’it dhe misioni i tyre është përgatitja dhe trajnimi i FSK-së.

Spitali është një investim tjetër që gjermanët bënë gjatë qëndrimit 18-vjeçar aty.

Doktor Jan Lube tregon për kapacitetet e spitalit, i cili njëkohësisht mund të trajtojë 14 pacientë e të operohen paralelisht në dy salla operative.

Një pjesë e kampit është dedikuar për punët teknike, 46 punëtorë të angazhuar merren me saldimin, murosjen dhe rregullim të pajisjeve motorike dhe të gjithë janë kosovarë.

Ushtarët gjermanë, pavarësisht qëndrimit të gjatë në Kosovë, ushqimin dhe çdo gjë tjetër, duke përjashtuar pemët dhe perimet, i kanë marrë nga Gjermania.

Ndërsa, duke respektuar rezolutën 1244, ky kamp pas një muaji do t’i dorëzohet UNMIK’ut simbolikisht e me pas do të bartët te Komuna e Prizrenit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë