Loading…

KFOR takohet me Ushtrinë serbe

  • 17/04/2018 | 13:25

KFOR takohet me Ushtrinë serbe

KFOR-i dhe Ushtria e Serbisë janë takuar për të biseduar lidhur me zhvillimet dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.


Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë gjeneral Lubisha Dikoviq në Nish ka biseduar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci për situatën e sigurisë në Kosovë, me këtë rast Dikoviq ka theksuar se prania e forcave ndërkombëtare në Kosovë është faktori i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme dhe stabilitetin, në, siç e ka quajtur ai, krahinën tonë jugore, raporton gazetametro.

Dikoviq po ashtu ka thënë se Ushtria e Serbisë i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit me KFOR-in dhe se edhe në vitet e ardhshme pritet të ketë një bashkëpunim të njejtë.

Ditë më parë Lubisha Dikoviq, ka thënë se Komandanti i KFOR-it i ka dhënë informacione se mund të ketë trazira në kufirin me Kosovë, ai po ashtu tha se KFOR-i i ka marrë të gjitha masat që mos të ndodh një paralajmërim i tillë.

Dikoviq akzohet se rreth 1,400 civilë u vranë në vitin 1999 në zonën e Kosovës, e cila ishte nën kontrollin e Brigadës 37 të Ushtrisë Popullore Jugosllave, e cila në atë kohë drejtohej nga ai./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë