Loading…

KFOR nuk di asgjë për veri: As për Policinë, as për Thaçin

  • 29/09/2018 | 14:18

KFOR nuk di asgjë për veri: As për Policinë, as për Thaçin

KFOR-i mohon të jetë informuar për prezencën e Njësisë Speciale të Kosovës në Veri të Kosovës.

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Graso, megjithëse është i bindur se e kanë nën kontroll situatën në Veri, thotë se nuk janë informuar për zhvillimet e fundit, raporton Tanjug.

Tashmë dihet se rreth 60-të operatorë të Policisë kanë pasur urdhrin të kontrollojnë këtë qendër, shkruan gazetametro.net.

Se trupat e policisë kosovare janë në veri, e kanë konfirmuar edhe zyrtarë brenda këtij institucioni.

Ky aksion ka ngjallur reagime në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme siç ka thënë ai “për një sulm të paparë në Liqenin e Gazivodës”.

Ndërkohë, po raportohet se presidenti Thaçi ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak dhe liqenin e Ujmanit.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës disa serbë që rezistuan kur Policia e Kosovës bastisi zyrat e një Qendre afër Ujmanit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë