Loading…

KFOR-i demanton Drecunin: Informatat e rrejshme shkaktojnë frikë e rrezik

  • 22/03/2019 | 08:15

KFOR-i demanton Drecunin: Informatat e rrejshme shkaktojnë frikë e rrezik

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso ka demantuar kryetarin e të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun i cili ka deklaruar se ushtrimi i përbashkët i Ushtrisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ka për qëllim frikësimin e popullit serb dhe se KFOR-i po hesht për këtë, transmeton Gazeta Metro.


Grasso ka thënë për gazetën serbe “Danas” se qëllimi i ushtrimit ka qenë “avancimi i kapacitetev të kërkimit dhe shpëtimit në terren kodrinor, pra, kapacitete për shpëtimin e jetëve”.

“Përhapja e informatave të rrejshme shkakton frikë të panevojshme në popull dhe rrezikun që të krijohet ambient në të cilin një incident i izoluar mund të eskalojë”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

Drecun ka thënë të mërkurën në televizionin serb Pink se është i papranueshëm demonstrimi i politikës ‘shqiptaromadhe’, se Shqipëria nuk ka asnjë bazë për të dërguar ushtrinë në Kosovë, pos nëse nuk është okupuese, dhe se kjo që po bën Shqipëria është aq e rrezikshme sa kufizohet me shpalljen jozyrtare të luftës Serbisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë