Dy herë kampioni i NBA, Kevin Durant, i kërkoi dje zyrtarisht klubit të tij një transfer, pasi që nuk kishte më shpresa se mund të luftonte për titull në Brooklyn, shkruan Gazeta Metro.
Kjo kërkesë ka qenë kryefjala e të gjitha mediave në Amerikë dhe jo vetëm, pasi profili i Durant si “superstar” e çrregulloi komplet ditën e parë të hapjes së afatit të transfereve në NBA.
Pritej që një gjë e tillë të ndodhte, me sezonin dëshpërues që Nets sapo kaluan, duke u eliminuar 4-0 në rundin e parë të play-off kundër Boston Celtics. Tre vite të tmerrshme të Durant dhe Irving në Brooklyn.
Tashmë gjithçka është e koncentruar te Durant. Fansat, mediat dhe, me më së shumti rëndësi, klubet e NBA. Të gjithë janë të interesuar për yllin e Brooklyn.
Sipas gazetarit kryesor të NBA, Adrian Wojnarowski, dy ekipet e preferuara të Durant janë Phoenix Suns dhe Miami Heat, mirëpo Brooklyn do ta transferojë atë vetëm te një ekip që ia plotëson kërkesat.
Phoenix and Miami are among two of the teams that Kevin Durant has on his wish list, sources tell ESPN, but the Nets plan to move Durant where they can get the best possible deal. With four years on his contract, there’s no shortage of teams willing to unload assets for Durant.
— Adrian Wojnarowski (@wojespn) June 30, 2022
Më tej ka raportime se nëse Suns kërkojnë Durant’in, Nets do të pranojnë të bëjnë marrëveshje vetëm nësë ylli tjetër, Devin Booker, kalon në Brooklyn.
Edhe Miami do të duhej të lëshonte qendrën e saj, Bam Adebayo, për një marrëveshje të mundshme me Brooklyn Nets.
Ekipe të interesuara për Kevin Durant ka me bollëk, thjesht mbetet të shihet se kush do të jetë në gjendje të bëjë ofertën më të mirë. Një gjë është e sigurt, kjo verë do të jetë tejet interesante, pasi që saga Durant sapo ka filluar./gazetametro.net